“Dueli i karrierës politike”, fjalimi në kuvend ndau rrugët mes Kurtit dhe Osmanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në kuvend, plot me kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, vlerësohet të ketë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike. 

Kurse gjuhën dhe diskursin e përdorur nga presidentja Osmani në raport me dialogun dhe vlerat qytetare me shenja “shfajësimi”, politologia Magbule Shkodra e vlërson “si gjuhë dëshpërimi në fund të mandatit të saj”.

“Duhet t’i thoshte shumë më herët, pas ne qytetaret duhet të ishim informuar, për raportet me aleatët ndërkombëtar, ajo po e akuzuar rënd kryeministri Kurti”, tha Shkodra.

Sa i përket kalkulimeve që mund të bëjnë për një mandat të dytë të presidentes Osmani, Shkodra thekson se tashmë e ka të pamundur. 

Në fjalimin e saj vjetor në parlament, presidentja ka kritikuar dikasterin qeveritar dhe atë të mbrojtjës për trajtim jo dinjitoz të ushtrisë. Ish-ministri i brendshëm, Bejtush Gashi thotë për A2CNN se presidentja, si komandante, duhej që të kishte ngritur zërin shumë më herët.

Analistët vlerësojnë se Kurti e ka keqpërdorur përkrahjen e Osmanit në zgjedhjet e fundit dhe nga frika për konkurrenca politike, ai ka vepruar njëjtë sikurse ka vepruar edhe me gjithë bashkëpunëtoret e tij. Por shtojnë se përballja e vërtetë politike shikohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. 

Share This Article