Një ngjarje e trupshme dhe skandaloze mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur së fundmi në shtetin fqinj, ku arbitri i në ndeshje kikboksi ka goditur me trofe në fytyrë trajnerin shqiptar nga Kosova Nart Mehmeti.
Ngjarja ndodhi për shkak se Mehmeti hyri në ring për të shprehur pakënaqësinë e tij mbi verdiktin e dhënë në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi.
Arbitri në ring Fegja Trbonja reagoi ashpër ndaj këtyre gjesteve të trajnerit shqiptar duke mos u përmbajtur.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin dhe konkurentin e tij. E gjithë ngjarja është filmuar dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.