Zhegrova shënon gol vendimtar në fitoren e Lille

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edon Zhegrova ishte protagonist absolut, në fitoren minimale të Lille në kampionat ndaj Rennes.

Sulmuesi i Kosovës, shënoi golin e vetëm të takimit, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Pas një aksioni të nisur nga ai vetë, Zhegrova përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta ndalë në fundin e rrjetës në minutën e 45-të, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Goli në fund kishte vlerën e tre pikëve, pasi rezultati nuk ndryshoi më. Ky është goli i tretë sezonal në Francë për Zhegrovën me fanellën e Lille, në 9 ndeshje të luajtura. 

Share This Article