Të paktën 10 persona janë vrarë pasi persona të armatosur sulmuan një lokal në Meksikën qendrore, thonë zyrtarët lokalë.
Katër persona të armatosur me “armë të gjata” mbërritën në lokalin Los Cantaritos në qytetin e Queretaro të shtunën mbrëma përpara se të hapnin zjarr mbi ata që ishin brenda, tha në mediat sociale Juan Luis Ferrusca, kreu i departamentit lokal të sigurisë publike.
Shtatë burra dhe tre gra u raportuan të vdekur dhe të paktën shtatë persona u plagosën, tha zoti Ferrusca, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe automjeti me të cilin udhëtonin është gjetur i djegur dhe i braktisur aty pranë.
SHBA e ka shtyrë Meksikën të shtojë përpjekjet e saj për të trajtuar dhunën, si dhe rrjedhën e drogës dhe armëve kontrabandë. /Telegrafi/