ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 5 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 5 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 5 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 5 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Putin do të zgjerojë konfliktin”, Osmani: Nuk ka SHBA të sigurt pa Europë të sigurt

albnews by albnews
26 November, 2024
in Kosova
0
“Putin do të zgjerojë konfliktin”, Osmani: Nuk ka SHBA të sigurt pa Europë të sigurt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një ligjërate para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, ka thënë se fuqia më e madhe e Kosovës janë partnerët e saj.

Vjosa Osmani theksoi po ashtu se ndër aleatët më të rëndësishëm, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, shkruan A2 CNN.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

“Në vitin 1999, kur NATO na erdhi në ndihmë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara atë natë, para së gjithash, ai i shpjegoi popullit amerikan se sa afër është Kosova me Greqinë dhe me Italinë, ne jemi vetëm disa orë larg. Do të thotë që lufta mund të zgjerohet në vende të tjera të Evropës dhe një Evropë që nuk është e sigurt, do të thotë që sigurisht do të ketë efekte shumë më të gjera në sigurinë globale. Nuk mund të ketë kurrë Shtete të Bashkuara apo Kanada të sigurt nëse nuk ka Evropë të sigurt. Dhe së fundi, më e rëndësishmja, mendoj se ka të bëjë me vlerat, dhe për mua kjo nuk është vetëm retorikë. Jam rritur si fëmijë i luftës. Në një shoqëri që nuk e kishte njohur kurrë paqen në historinë e ekzistencës së rajonit tonë. Mirëpo bota na erdhi në ndihmë”, deklaroi Osmani.

Presidentja e Kosovës foli edhe për vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe të arriturat e saj deri sot. Sipas saj, fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithëve në Ballkan dhe Botë.

“Përfaqësimi i një vendi të ndërtuar nga hiri, një shoqërie të shkatërruar nga lufta që sot është demokracia më e fortë në rajon, kampion i shtetit ligjor, dhe një vend që ofron ndihmë për ata që kanë nevojë. Sepse kur kishim nevojë, demokracitë e botës nuk mbyllën sytë para vuajtjeve tona, por na erdhën në ndihmë. Ne besojmë fuqishëm se fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithë neve. Jo vetëm sepse është kaq e qartë se Putini dëshiron të zgjerojë konfliktin. Jo vetëm sepse nuk do të përfundonte vetëm me Ukrainën, sepse padyshim që ata kanë pretendime territoriale dhe duan të marrin territoret e të gjithëve përreth tyre, dhe ata i shohin fqinjët e tyre si shtete të përkohshme, por sepse nuk duhet ta lëmë një ngucakeq të fitojë, edhe për arsyen se shpërblimi i agresorit me territorin e viktimës nuk ka çuar kurrë në historinë e njerëzimit drejt paqes afatgjatë, asnjëherë”, shtoi Osmani.

Ajo para studentëve theksoi po ashtu se populli i Ukrainës është ai që përfundimisht do të fitojë, sepse në fund të fundit po, është e rëndësishme që të gjithë po ndihmojnë, mirëpo ajo që ka vërtet rëndësi është qëndrueshmëria e njerëzve. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result