Nga Jola Hysaj
Tërmeti i datës 26.11.2019 zgjati të paktën 50 sekonda dhe lëkundjet u ndjen në Durrës, Thumanë, Tiranë e një sërë qytetesh të tjera.
Sot kanë kaluar plot 5 vite nga tërmeti i tmerrshëm prej të cilit në total 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën.
Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.
Qindra qytetarë humbën shtëpitë e tyre, duke u vendosur në çadra e kontejnerë.
Loja e bonuseve te qirasë vazhdon ende të luhet në mënyrën me të dhimbshme sa herë që afrohen zgjedhjet. Qindra të tjerë vazhdojnë të enden në mënyrë të pashpresë dhe pa një zgjidhje.
Është e turpshme sesi është luajtur dhe luhet me jetët e këtyre njerëzve dhe sot 5 vite pas këtij tërmeti të frikshëm dhe drithërues.