Dy prej atyre ndaj të cilëve SPAK ka prerë fletë arresti si pjestarë të bandës së Suel Çelës janë edhe dy vëllezër, që lidhja u shkon direkt tek kryeministri. Ata janë Marsel dhe Xhino Roka, qw portretet i’u panë sot për herë të parë në media.
Por ajo që bie në sy është emërimi që ata kanë kapur për të shpënë në një post strategjik motrën e tyre. Në nëtor të vitit të shkuar, Adelajda Roka, u emërua në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Një burim pranë qarqeve të qeverisë tha pwr Lapsi.al se ajo është një kandidaturë që u sponsorizua drejtpërdrejt nga eminenca gri, i njohur si “Gysi”. Vetëm pas këtij lobimi nga drejtimi i agjensisë u largua drejtoresha që mbante prej tetë vitesh këtë vend, Ledia Tota, një arkitekte e diplomuar në Politeknikumin e Torinos.
Disa media pranë opozitës nxorën lajmin se në kontrollin e shtëpisë që i është bërë njërit prej vëllezërve u gjetën edhe planet e lejeve të ndërtimit në bregdetin e jugut të vendit. Por tani për tani ky informacion është i pakonfirmuar. E megjithë atë një pyetje mbetet.
Po, kjo bandë kaq e fuqishme, me lidhje me gjykatës, avokatë, gazetarë dhe drejtues lokalë, a nuk kishte mbështetje politike? Pikërisht për këtë kreu i grupit demokrat, Gaz Bardhi ka bërë një reagim duke u nisur nga njeriu afër Ramës.
“Kush e emëroi motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim”?
Ky detaj që ka veçuar Bardhi është një deduksion logjik i asaj që dinë faktikisht të gjithë, se politika përdor bandat për interesat e saj dhe këtë ua shpërblen duke i dhënë mundësinë të pastrojnë përmes ndërtimit paratë e përfituara nga aktivitetet e tyre kriminale.
Vitet e fundit AZHT dhe Këshilli Kombëtar i Territorit kanë qenë në qendër të debateve publike për hovin e madh të lejeve të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare të vendit, ndonëse këto institucione mbulojnë vetëm anën tenkike dhe vendimarrja për kullat shumëkatëshe në Tiranë apo resortet që betonizojnë bregdetin është ekzkluzivisht politike. Por “rastësisht” në këtë vend u emerua në nëntor 2023 një drejtoreshë me lidhje indirekte me grupin e Suel Çelës, e cila kishte mundësinë që për llogari të tij, të hante kumblla dhe dardha pas shpinës së njeriu të vetëm që vendos për çdo leje ndërtimi në këtë vend.