Aksioni bëmirës i Basketistave (një grup mërgimtarësh nga Kosova në Londër) i cili organizohet për çdo vit, edhe këtë herë përfundoi me sukses.
Basketistat, klub ky jo-formal i disa profesionistëve shqiptarë që jetojnë në Londër, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i ndihmuan 103 familje në 10 komuna të ndryshme të Kosovës, duke iu dhuruar atyre pako me artikuj ushqimorë dhe higjienikë. Vlera e përgjithshme e këtij projekti ishte €5000.
Këto të holla u mblodhën gjatë mbrëmjes bamirëse që u mbajt kohë më parë në Londër.
Basketistat falënderojnë të gjithë ata që i ndihmuan me donacionet e tyre, ndërsa falënderim i posaçëm i takon Kryqit të Kuq të Kosovës për punën e tyre të zellshme dhe profesionale në përzgjedhjen e nevojtarëve dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave (Në foto: Disa nga Basketistat me mysafirët e tyre gjatë mbrëmjes bamirëse që u mbajt në Londër)- UKAN.