“Jemi armatosur shumë”, Kurti: Kam firmosur vendimin për ngritjen e industrisë ushtarake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për vënien e hapave të para për ngritjen e industrisë ushtarake.

Kreu qeveritar shtoi se përmes këtij vendimi ushtria kosovare do të sigurojë operacionalitetin e plotë dhe të qëndrueshëm.

“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj, me sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake.

Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit të oficerëve dhe ushtarakëve tanë që janë katërfishuar, si me investimet në armatim që janë shumëfishuar”. 

Share This Article