ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 3 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 3 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 9 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Do të mbrojmë çdo cep të Kosovës”, krerët e shtetit dhe politikanët në Kosovë, homazhe për 28 nëntorin

albnews by albnews
28 November, 2024
in Kosova
0
“Do të mbrojmë çdo cep të Kosovës”, krerët e shtetit dhe politikanët në Kosovë, homazhe për 28 nëntorin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja Vjosa Osmani shfrytëzoi festën e pavarësisë së Shqipërisë, për të përcjellë mesazhin se do të mbrojnë në mënyrë të pakompromis, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë homazheve në kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Osmani tha se 112 vjetori I pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar. Ajo përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo festë është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qendrës së historike.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Ndërkohë, përfaqësues të tjerë politik kanë zhvilluar homazhe tek kulla e Isa Boletinit. Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca theksoi se Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin janë simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, erdhëm për ta nderuar heroin e madh të kombit shqiptar, Isa Boletinin, sepse aty ku ishte Ismail Qemali aty ishte edhe Isa Boletini. Me fjalë tjera kjo tregon pandashmërinë e Kosovës prej Shqipërisë sepse pavarësia nuk ishte thjeshtë një pavarësi e Shqipërisë…ishte pavarësi e shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ne këtë kuptim ne festojmë edhe sot. Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin është simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët”, u shpreh Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Nderime te kulla e Isa Boletinit zhvilluan edhe ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Zvecla si dhe deputetë të mazhorancës. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result