ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru 25 seconds ago
Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012? 3 minutes ago
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve 8 minutes ago
Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump 14 minutes ago
ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons 22 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ndërmerr masa emergjente pas shpërthimit në Ibër-Lepenc

albnews by albnews
30 November, 2024
in Kosova
0
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ndërmerr masa emergjente pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente për zbutjen e pasojave dhe për ta ruajtur sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, pas një sulmi që i shkaktoi dëme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit, tha Qeveria në një njoftim.

Këshilli mbajti takim të jashtëzakonshëm, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, disa orë pasi një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në disa shtëpi në veri të vendit, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, pa dashur të japë më shumë hollësi.

“Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj”, thuhet në njoftim.

Nga ky kanal furnizohen me ujë disa qytete të vendit përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Dëmet janë riparuar vetëm pjesërisht gjatë natës, pasi uji mund të shihet duke rrjedhur ende nga kanali, por në një masë më të vogël. Bie në sy prania e KFOR-it në afërsi të kanalit të dëmtuar, bashkë një veturë të EULEX-it, ndërsa prania e Policisë së Kosovës është shtuar edhe në pjesë të tjera të komunës së Zubin Potokut.

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha më herët se pas këtij takimi është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinë.

Autoritetet kosovare e kanë akuzuar shtetin fqinj, Serbinë, se qëndron pas këtij sulmi.

“Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq, nën dirigjimin e presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste”, thuhet tutje në njoftim.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, që iu referua Këshilli, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiq, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.

Në komunikatë, Qeveria e ndërlidhi sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit edhe me sulmet që ushtria ruse është duke i kryer pareshtur ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, tha ajo.

Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim, sipas Qeverisë.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

Qeveria tha se e ka rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.

Gjatë mbledhjes, Kurti tha se Kosova “është e vendosur dhe e përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike”.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk ka shkaktuar viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Sulmi u dënua edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru

Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru

18 September, 2025
Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

18 September, 2025
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

18 September, 2025
Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump

Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result