‘I studioj rivalët e mi’/ Trajneri i Las Palmasit tregon ‘sekretin’ se si e mposhti Barcelonën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Las Palmasi shkaktoi befasinë pasditen e së shtunës duke arritur që të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Barcelonës.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i mysafirëve, Diego Martinez, u pyet për ‘sekretin’ që fshihet mbrapa këtij triumfi të ekipit të tij.

Martinez tha se ai i studion gjithmonë rivalët e tij para se të ndeshet me ta dhe kjo sipas tij ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo.

‘Unë i studioj të gjithë rivalët e mi, por në disa raste, përkundër se i studioj shumë mirë, për çfarëdo arsye, gjërat nuk funksionojnë’.

‘Në çdo rast, nuk varet vetëm nga ju suksesi por edhe nga suksesi i rivalit tuaj. Gjëja e parë që të jesh në gjendje të marrësh pikë këtu, ju duhet të besoni, kjo është gjëja më e rëndësishme’, ka thënë Martinez.

‘Ne luajtëm shpejt, me tranzicion të mirë, ishim më vertikal dhe i shfrytëzuam këto hapësira. Nuk kishte pothuajse asnjë duel ajror, kështu që nuk mendoj se ishte direkt’.

‘A do të doja të kisha më shumë topin, po, por kur e kishim, mua më pëlqeu se çfarë kemi bërë’, përfundoi ai.

Kjo fitore bëri që Las Palmas të ngjitet në pozitën e 14-të në tabelën e La Ligas, teksa në anën tjetër e rihapi garën për titull mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Share This Article