ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 3 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 3 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 3 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 3 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

FOTO/ Sulmi terrorist në Veri, mes arsenalit ushtarak të sekuestruar edhe stema e UÇK

albnews by albnews
1 December, 2024
in Kosova
0
FOTO/ Sulmi terrorist në Veri, mes arsenalit ushtarak të sekuestruar edhe stema e UÇK
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një arsenal të madh armësh sekuestroi policia e Kosovës gjatë bastisjeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të mbrëmjes së të premtes në kanalin Ibër-Lepenc.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e jashtëzakonshme për media tregoi se u kontrolluan 10 lokacione.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Aty u gjetën mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë zolla nga të cilat tri janë të përdorura, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake e maska dhe thika.

“Si rezultat i zbatimit të këtyre kontrolleve janë sekuestruar prova të shumta materiale që mund të ndërlidhen me këto raste apo edhe me raste të tjetra që janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës. Si në vijim, janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 raketa hedhës dore apo zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe dinarë dhe pajisje të tjera. Po ashtu në një rast tjetër të dinarë sot në Zveçan, policia ka gjetur të fshehura një sasi të konsiderushme të armatimit”, tha Hoxha.

Në mesin e armatimeve të konfiskuara shihet edhe një emblemë e UÇK-së, që ngre dyshime të forta se në operacionet terroriste që ishin planifikuar të kryheshin në veri, ishin paraparë edhe skenarë për përfshirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shumica e personave të cilët sot është kryer kontrolli në pronën e tyre, janë persona të dyshimtë të lidhur me mbrojtjen civile dhe që nga qeveria e Republikës në vitin që vitin që shkoi është shpallur organizatë terroriste. Mund të ketë implikime dhe lidhje po ashtu edhe me terroristin Radoiçiç”, theksoi Hoxha.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se shumica e arsenalit ushtarak janë prodhime serbe dhe lidhen me organizatën e shpallur terroriste, Brigada e Veriut.

“Një pjesë e tyre janë edhe pjesë e strukturave tashmë të njohura si mbrojtja civile apo Brigada e Veriut. Ata janë të mbështetur, të financuar, të trajnuar dhe të shtyrë nga Serbia me qëllim të destabilizimin e Republikës së Kosovës. Një pjesë e madhe e tyre janë ekskluzivisht ushtarake të cilat nuk gjenden lehtë as në tregun e zi e mos të flasim për treg legal. Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material i cili pothuajse është i pamundur të gjendet përveçse nëse nuk është i furnizuar drejtpërdrejtë nga magazinat e ushtrisë”, tha Sveçla.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result