• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
​Serbit nga Peja i ngritet aktakuzë për krime lufte

MPJ pret nga Prokuroria ngritjen e aktakuzave pas shqyrtimit të dosjeve

by albnews
13 January, 2020
in Kosova
0
2
VIEWS

Prokuroria Speciale e Kosovës është treguar e përmbajtur nga komentet dhe dhënien e informatave shtesë në lidhje me dosjet të cilat i ka pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, të cilat janë prezantuar si dëshmi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit të viteve 1998-99.

Zyra për media në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk ka dhënë ndonjë informacion lidhur me këto dokumente, duke ia lënë këtë çështje në përgjegjësinë e prokurorit i cili po merret me atë dokumentacion.

Bahri Hyseni, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se si Këshill është në dijeni se Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar disa dokumente në Prokurorinë përkatëse, por siç tha ai, nuk mund të kërkohen informacione shtesë në këtë fazë.

“Është dorëzuar një dosje, por nuk kemi asnjë informacion tjetër se çka përmban dosja, sepse nuk është në autoritetin tonë. Nuk do të thotë se nuk do të marrim informacion sepse ne kërkojmë raporte të rregullta dhe kur kërkojmë raporte të rregullta ato janë në nivel administrativ. Pra, të na japin njohuri për të gjitha raportet që kanë arritur t’i trajtojnë”, tha Hyseni.

Prokuroria Speciale, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka pranuar dhe po shqyrton më shumë se 10 mijë dokumente me të cilat pretendohet të dëshmohet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, gjatë luftës së fundit të viteve 1998-99.

Zyrtarët e kësaj ministrie thanë për Radion Evropa e Lirë se presin që pas shqyrtimit të dokumenteve të ngritën edhe aktakuzat e para.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, tha se Prokuroria ka pranuar dhe po i shqyrton dokumentet e dorëzuara.

“Prokuroria këtë rast e ka marrë shumë seriozisht dhe është duke e shqyrtuar një nga një secilin faqe që përmban ai dokumentacion”, tha Zyberaj.

Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli në fund të viti 2019 personalisht dorëzoi në Prokurorinë Speciale dosjen e dokumenteve.

Ai pati deklaruar se dokumentet janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët e Kosovës.

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fondi është shumë kurioz të di se çka përmban dosja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila është dorëzuar në Prokurori.

“Sigurisht se gjithmonë janë të mirëpritura informacionet apo provat dhe që ato të dorëzohen në Prokurorinë e shtetit dhe mendoj se Prokuroria do të duhej t’i shohë dhe analizojë të gjithë ato prova, në mënyrë që të dalë me ndonjë aktakuzë ose në fund të fundit me ndonjë informacion lidhur me atë dokumentacion”, tha Blakaj.

Gjatë vitit 2019, Ministria e Drejtësisë kishte proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku është paraparë edhe dispozita për gjykimin dhe dënimin në mungesë.

Gjykimet në mungesë u kërkuan nga institucionet e Kosovës për faktin se shumë persona nga Serbia, të cilët organet e ndjekjes penale në Kosovë i shohin si përgjegjës për krime lufte gjatë periudhës 1998-99, nuk jetojnë në Kosovë, por në Serbi.

Sjellja e tyre para drejtësisë në Kosovë konsiderohet gati e pamundshme, pasi që Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, andaj rrjedhimisht edhe nuk mund të ketë një marrëveshje ekstradimi.

Në lidhje me krimet e luftës, instanca më e lartë për gjykimin e krimeve të luftës në ish-territorin e Jugosllavisë (që përfshinte Kroacinë, Bonje e Hercegovinën dhe më vonë Kosovën) ka qenë Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte me Seli në Hagë.

Sa i përket Kosovës, trajtimin e rasteve të krimeve të pretenduara të luftës fillimisht e kishte nën kompetencë Misioni i Kombeve të Bashkuara – UNMIK, më pastaj Misioni i Bashkimit Evropian – EULEX, kurse pas shpalljes së pavarësisë dhe transferimit të përgjegjësive, një kompetencë të tillë e kanë tashmë edhe gjykatat e Kosovës.#MPJ#KRIME LUFTE

Previous Post

Zëri Amerikës flet me avokatin e Harun Çelik: Shteti shqiptar shkeli të drejtat e njeriut

Next Post

Miliarderi japonez po kërkon një partnere për të shkuar në Hënë

albnews

albnews

Related Posts

​Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?
Kosova

​Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

6 July, 2025
Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
Kosova

Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

5 July, 2025
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike
Kosova

Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike

5 July, 2025
Next Post
Miliarderi japonez po kërkon një partnere për të shkuar në Hënë

Miliarderi japonez po kërkon një partnere për të shkuar në Hënë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

6 July, 2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

6 July, 2025
Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

6 July, 2025
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5080 shares
    Share 2032 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM