Elizabeth II pajtohet për një periudhë tranzicioni për Harryn e Meghanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (9753789x) Queen Elizabeth II, Meghan Duchess of Sussex and Prince Harry 100th Anniversary of the Royal Air Force, Westminster Abbey, London, UK - 10 Jul 2018

Mbretëresha angleze, Elizabeth II dhe familja e saj mbretërore, ranë sot dakord për një periudhë tranzicioni, që lejon Princin Harry dhe gruan e tij Meghan, të tërhiqen nga detyrat mbretërore dhe gjatë së cilës ata do të jetojnë midis Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, njoftoi ajo në një deklaratë për shtyp.

Sovrania 93-vjeçare tha se e mbështeste plotësisht zgjedhjen e çiftit princëror dhe kërkoi që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim, duke theksuar se kishte ende shumë punë për t’u bërë në lidhje me këto çështje të ndërlikuara.

Princi Harry i Britanisë së Madhe u sot u takua me gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth II dhe zyrtarë të tjerë mbretërorë, në pronën Sandringham, për të diskutuar planet e tij për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore./ATSH/

Share This Article