UK
Angli, 20 mijë të ardhur me gomone! Shifrat pasi Starmer fitoi zgjedhjet në Britani, shkak La Manshi “i qetë”
Justifikimi me detin e qetë në ujërat e ngushticës mes Francës dhe Anglisë, për shtimin e numrit të të ardhurve me gomone drejt brigjeve angleze, është një muzikë e njohur e luajtur edhe nga konservatorët e qendrës së djathtë tashmë në opozitë në Britani.
Ky avaz, duket se hedh poshtë dhe zhbën, financimet deri ne afro një miliardë sterlina që Londra i jep Parisit për të frenuar kalimet ilegale dhe të rrezikshme në ngushticën rreth 35 km ne Kanalin angleze apo La Mansh sipas francezeve. Që nga ardhja e laburistëve në pushtet, shifra e kalimeve e ka kaluar tashmë 20 mijë vetëve, dhe asnjëri prej tyre nuk është quajtur pushtues, si dikur shqiptarët përpara dy vjetësh, në numra më të larte sesa aktualisht nëpër këto gomone.
Sipas qeverisë aktuale periudha 31 ditore mes tetorit dhe nëntorit ka pasur numrin më të lartë të ditëve të qeta në lundrim të njohura si “red days”, kur kushtet atmosferike e bëjnë më të mundshme ose shumë të mundshme kalimin e ngushticës me gomone. Për të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, nga 768 vetë te mbërritur, këtë vit shifra ishte në 6288 vete, rreth dhjetë herë më shumë. Ndërkohe 122 vetë kanë mbërritur gjatë fundjavës. Këto shifra dalin në kohën kur Ministrja e Brendshme britanike do njoftoje një marrëveshje të arritur me qeverinë e Irakut për bashkëpunimin në luftën kundër grupeve të trafikantëve dhe shtimin e rikthimeve të të mbërriturve drejt Irakut.
Ndërkohe luftimet ne Siri nuk përbëjnë lajm të mirë edhe pse ato po ndodhin kur dimri sapo ka trokitur. Laburistët dukshëm, ashtu si edhe konservatorët nuk po kanë një plan dhe afate të qarta se kur do mund dhe si do mund jo vetëm të frenojnë, por edhe rikthejnë të ardhurit, të cilët me shumë gjasa do vazhdojnë të qëndrojnë në ishull, pasi nuk pranohen nga shumica e vendeve nga vijnë dhe nuk kanë të ndalur. Madje laburistët nuk është se po lenë të nënkuptohet se do ketë ndonjë amnisti të mundshme në të ardhmen. Në kushte të tilla kalimet po vazhdojnë dhe laburistët janë në po të njëjtin hall si edhe konservatorët, totalisht të pafuqishëm për të ndryshuar situatën.
UK
Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022
Një total prej 41,472 emigrantësh kaluan Kanalin me varka të vogla në vitin 2025 – pothuajse 5,000 më shumë se një vit më parë.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 13% në totalin prej 36,566 në vitin 2024.
Ishte numri më i lartë që nga viti 2022, kur kaluan kufirin gati 46,000 migrantë.
Qeveria thotë se ka larguar tashmë 50,000 njerëz që ishin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe po punon më ngushtë me qeverinë franceze.
Pati 28 ditë pa asnjë kalim nga 15 nëntori deri më 12 dhjetor, të cilat disa vëzhgues ia atribuan erërave të forta në Kanal.
Shifrat nga Ministria e Brendshme treguan se 737 persona mbërritën më 13 dhjetor dhe më shumë se 600 të tjerë në katër ditët në vijim.
Një total prej 803 personash mbërritën në 13 anije më 21 dhjetor, një rekord për një ditë të vetme në dhjetor.
Mbërritjet e fundit të vitit 2025 ishin më 22 dhjetor, kur 17 persona u sollën në breg në Dover.

Në nëntor, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi reforma të mëdha për procesin e azilit, duke e përshkruar sistemin aktual si “jashtë kontrollit dhe të padrejtë”.
Ndryshimet përfshijnë viza për jashtë shtetit që kërkojnë kualifikime më të larta, emigrantët do të duhet të presin më gjatë për t’u lejuar qëndrimi, studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë vetëm për 18 muaj pas diplomimit dhe disa emigrantë përballen me një pritje 20-vjeçare përpara se të lejohen të vendosen përgjithmonë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Numri i kalimeve me varka të vogla është i turpshëm dhe populli britanik meriton më mirë.”
“Kjo qeveri po ndërmerr veprime. Ne kemi larguar pothuajse 50,000 njerëz që ishin këtu ilegalisht dhe marrëveshja jonë historike me francezët do të thotë që ata që mbërrijnë me anije të vogla tani po kthehen mbrapsht.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Horror on the dancefloor’ dhe ‘Traitors twist’; janë titujt e shumë gazetave në Uk










UK
Faqet e para te gazetave në UK
‘Viti i provave’ për Kryeministrin dhe ‘lufta’ me gjyqtarët për Shamima Begum;








-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
