Manchester City ka pësuar një rënie drastike për të parën herë qëkur në stol është ulur spanjolli Pep Guardiola.
Shtatë ndeshje radhazi pa fitore duket se kanë ndikuar në gjendjen psikologjike të katalanasit, gjë që e tregoi dhe kur doli nga vetja në disfatën përballë Liverpool.
“The Athletic” ka zbuluar se Guardiola tashmë është i paarritshëm, pasi nuk po i përgjigjet asnjë telefonate, teksa prestigjiozja britanike raporton se spanjolli është mbyllur në zyrën e tij, duke menduar vetëm për të ringritur sa më shpejtë Manchetser City-n.