Në Tiranë sot do të mbahet një samit i ministrave të turizmit nga Italia e Greqia, Kroacia, Sllovenia, e Serbia, transmeton Koha.net tekstin e A2news.
Tema e samitit do të jetë “Turizmi, solidaritet dhe qëndrueshmëri”.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë këtij samiti do të kërkohet ndihmë e drejtpërdrejtë për 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. /A2news/