Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj Britanike në luftën ndaj emigrantëve dy vite më parë ka sjellë reduktimin domethënës të emigracionit ilegal të shqiptarëve drej shtetit ishullor.
Një ndihmë të posaçme për këtë ka dhënë edhe Taska Forca 3-palëshe Shqipëri-Kosovë-Britani e cila është vlerësuar për punën e saj nga Drejtori i Përgjithshëm i Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javid.
Ai ndodhej për vizitë në Tiranë dhe takoi ministrin e Brendshem Ervin Hoxha, nga ku deklaroi se kjo Task Forcë është një model suksesi, që ka sjellë rezultate konkrete në adresimin e sfidave të përbashkëta, kryesisht migracionit ilegal të shqiptarëve drejt Anglisë.
Biseda mes tyre u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.
Ata ndanë qëndrimin për nevojën e zgjerimit të këtij modeli edhe në fusha të tjera të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar.
Duke vlerësuar kontributin dhe asistencën e ofruar nga pala britanike, ministri Hoxha theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për një partneritet të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të kontribuar në një Europë më të sigurt.
Angazhimi i Shqipërisë në frenimin e emigracionit të paligjshëm është vlerësuar me herët edhe nga mediat britanike të cilat kanë deklaruar me shifra.