Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thirret në Prokurorinë Speciale

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ëshë thirrur në Prokurorinë Speciale.

Lajmi është publikuar në faqen e Facebook të zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

Sipas Kryeziut, qëllimi është ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025, sikurse në 2021 një vendim i gjyqësorit për pamundësinë e garimit në zgjedhjet të 14 shkurtit 2021.

Mësohet se Kurti do të dëshmojë në 16 dhjetor.

Share This Article