Pas uljes në një tryezë të përbashkët të opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës, për Reformën Zgjedhore, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkrua Integrimi evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye. “Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit. Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit”, tha ajo.
Kryemadhi tha se nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison,
për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar
Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e
gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e
tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së
Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur
mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.
Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e
Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.
Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies
para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.
Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj
korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e
Prokurorisë.
Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është e para! E ardhmja evropiane e saj është e para!”, tha ajo.