Albania
Lagjja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë
Tema më e diskutuar në arenën ndërkombëtare është rënia e regjimit në Siri. Një detaj interesant është se në Siri ka ende një komunitet të vjetër shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare të një censi të kryer disa vite më parë, rezulton se atje ndodhen 10 mijë persona me origjinë shqiptare, të vendosur në disa qytete të rëndësishme, si kryeqyteti Damask, Alepo, Hama dhe Lataka, shkruan “Voxnews.al”.
Por më shumë detaje në lidhje me këtë komunitet dha në një emision televiziv, Gentian Mara, teolog, i cili ka studiuar në Siri nga viti 2003 deri në vitin 2011.
Ai theksoi se janë 4 personalitete të rëndësishme me origjinë shqiptare jo vetëm në Siri, por në të gjithë botën islame.
Ata janë Muhamed Nasrudin Albani, Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili ka pasur zotëruar shqipen dhe shumë mirë, Abdul Kadër Arnauti dhe Shuaip Arnauti.
Por pse ka kaq shumë shqiptarë në Siri?
“Çfarë ka lidhje nga Shqipëria, emigrimi i tyre është thuajse në kohën e Mbretit Zog. Ndryshimet në Shqipëri për disa nuk u konceptuan si të drejta fetarisht kështu që zgjodhën kush do emigronte drejt Stambollit dhe kush në Damask.
Asokohe Sulejman Gavoçit, babai i Vehbi Sulejman Gavoçit që ishte një dijetar i shquar në viset tona vendoset dhe pas tij e ndjekin dhe të tjerë. Ndërtohet një komunitet, ata ndërtojnë një xhami në Damask. Është një ndër xhamitë e mëdha në Damask, sot quhet “Xhamia e Besimit”. Atë e ka ndërtuar Sulejman Gavoçi nga Shkodra dhe e ka përdorur edhe si qendër mësimi për shqiptarët aty”, tha Mara.
Ai u shpreh se ka edhe lagje me shqiptarë në Damask, ku në banesat e tyre flitet ende shqipja. Për ata që janë larguar, kanë ruajtur emërtimet në gatime etj.
“Ata që janë në lagje e ruajnë shqipen. Ata që janë shkëputur nga lagja ruajnë vetëm emërtime, qofshin gatime etj. Lagja vazhdon ta ruajë shqipen, e flasin në shtëpitë e tyre shqipe. Në Shqipëri kemi pasardhës të familjes së Gavoçëve që janë rikthyer si pasojë e krizës. Një prej tyre ishte një prej djemtë e Sulejman Gavoçit, Shefqet Gavoçi, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar”, tha Mara.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
