Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhelji sot do të qëndrojë për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë të Veriut.
Siç kumtoi delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup, Varhelji do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Oliver Spasovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Varhejli gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Vizita e eurokomisarit Varhelji në rajon do të vazhdojë në Shqipëri.
Në takimet me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Franca dhe për vijimin e reformave në vend, veçanërisht miratimin e ligjit për prokurori publike.
Më 18 dhjetor vitin e kaluar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua me Oliver Varhelji në Bruksel, me çka e paraqiti planin reformues të Qeverisë deri tek Samiti i Këshillit Evropian në muajin mars.
Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në muajin shkurt, ndërsa metodologjia e re sipas paralajmërimeve pritet të aprovohet në muajin mars.
Eurokomisari Varhelji, muajin e kaluar tha se negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE duhet ta përmirësojë gabimin e muajit tetor.
Vendet anëtare të BE-së nuk u pajtuan për fillim të negociatave me të dyja vendet, për shkak kundërshtimit të Francës e cila, nga ana tjetër, kushtëzoi me metodologji të re të negociatave.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se gashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi se Komisioni Evropian për disa javë do të dalë me metodologji të re të zgjerimit.