• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, August 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Trump përzgjodhi Grenell për misione të posaçme ndërkombëtare, analiza: Çfarë nënkupton për Kosovën?

Trump përzgjodhi Grenell për misione të posaçme ndërkombëtare, analiza: Çfarë nënkupton për Kosovën?

by albnews
16 December, 2024
in Kosova
0
41
VIEWS

 Ish-përfaqësuesi i presidentit Donald Trump për dialogun dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar përfaqësues presidencial për misione të posaçme ndërkombëtare.


“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, pa dhënë më tej sqarime për përgjegjësitë e këtij pozicioni. Grenell ka thënë se për të është nder i madh që i është besuar ky post. Por një burim nga ekipi i transicionit i Trumpit tha për agjencinë Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu te tensionet në Ballkan.

Njohësit e çështjeve politike shprehin mendime të ndryshme sa i përket nivelit të përfshirjes së tij edhe në dialogun Kosovë- Serbi.

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se nuk është pyetja se a do të përfshihet, por kur do të përfshihet, sepse për shkak të përvojës së tij nga mandati i kaluar mendoj se domosdoshmërisht që do të përfshihet, por orientimisht mendoj që do të jetë pas përfundimit të dy krizave globale: luftës në Gaza dhe asaj në Ukrainë – ku edhe fokusi amerikan do të mund të rikthehej drejt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, – ka deklaruar Artan Muhaxhiri.

Ndërsa Albinot Maloku ka deklaruar se Grenellin e sheh më të angazhuar në vatrat e luftës.

“Më shumë e shoh të angazhuar në ato pikat e nxehta, në vatra të nxehta të luftës sesa në Ballkan. Gjithsesi se do ta japë kontributin e tij nisur nga përvoja e tij në Ballkan, mirëpo nuk e shoh që do ta ketë angazhimin thelbësor në çështjet e Ballkanit duke i parë të gjitha këto vatra të nxehta lufte që janë duke ndodhur nëpër botë”, ka deklaruar Maloku.

E në rast të përfshirjes së tij të madhe në dialog, ata presin që ai ta reflektojë disponimin e administratës Trump.

“Nuk prezanton ambasadori Grenell kërcënim të pozicionit të Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, që është interesi ynë thelbësor, mirëpo do të jetë punonjës me eksperiencën e tij në administratën e re amerikane që angazhimin e tij do ta ketë për detyrë ta kryejë në vatrat e nxehta. Gjithsesi, këshillat e tij për Ballkanin Perëndimor do të jenë të mirëseardhura, politika e presidentit Trump do të jetë ajo me ndryshime gjithsesi – jo krejtësisht siç ka qenë dhe unë nuk e shoh në asnjë mënyrë kërcënim në mes të raporteve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës çfarëdo pozicioni, e lëre më këtë pozicion që republika e Kosovës, për Ballkanin nuk do ta ketë vendin kryesor”, ka theksuar ai, derisa Muhaxhiri u shpreh se administrata Trump “s’i pranojnpërgjigjet negative”.

“Gjithsesi që përfshirja e tij do të jetë në frymën e administratës Trump, pra një administratë e cila nuk i pranon përgjigjet negative, e cila kërkon një bashkëpunim, që mund të ketë shpërblime të mëdha, por edhe dëme të mëdha, pra e cila nuk ka një mes – është një administratë e cila ka një qasje krejtësisht ndryshe nga ajo e kaluara… Përfshirja e Grenellit në dialog do të kërkojë shumë më tepër efikasitet, pra nuk do të lejojë biseda të pafundme, nuk do të lejojë zvarritje të procesit, siç ka ndodhur gjatë administratës Biden, pra do të kërkojë një shpejtësi, një vendimmarrdhje dhe ato palë të cilat do ta pranojnë këtë qasje do të përfitojnë shumë, ndërsa palët të cilat do ta refuzojnë do të përballen me pasoja shumë të mëdha. Pra, nuk do të ketë hapësirë për manovrime tipike siç kanë ndodhur deri me tani”, ka thënë ai.

Qeveria “Kurti” 1 u rrëzua në kohën kur Grenell ishte përfaqësues i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi. E kryeministri Albin Kurti e akuzoi Grenellin se ndikoi tek LDK-ja për të dalë nga koalicioni. Administrata amerikane në kohën e Trumpit synonte arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë kundër së cilës ishte kryeministri Albin Kurti. Në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit që e kishte në bosht bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk është përmendur shumë pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael

Previous Post

Bitcoin arrin rekordin e ri prej më shumë se 106,000 dollarë

Next Post

Britania njofton paketën e ndihmës për Sirinë prej 50 milionë paund

albnews

albnews

Related Posts

U ndaluan nën dyshimin për krime lufte, lirohen dy shtetasit e Kosovës në Serbi
Kosova

U ndaluan nën dyshimin për krime lufte, lirohen dy shtetasit e Kosovës në Serbi

21 August, 2025
Ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
Albania

Ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

21 August, 2025
VV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën
Kosova

VV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën

20 August, 2025
Next Post
Britania njofton paketën e ndihmës për Sirinë prej 50 milionë paund

Britania njofton paketën e ndihmës për Sirinë prej 50 milionë paund

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

21 August, 2025
Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

21 August, 2025
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5770 shares
    Share 2308 Tweet 1443
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2947 shares
    Share 1179 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2852 shares
    Share 1141 Tweet 713
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM