David Tukiçi, kompozitori i njohur, në një intervistë me Skype në News24 foli më tepër për Parashqevi Simakun.Tukiçi tha se ka zbuluar i pari talentin e Parashqevisë, kur ishte në zbor në Kavajë, pas mbarimit të shkollës së lartë. Sipas tij, Parashqevia në atë kohë ishte shumë e re dhe një vajzë simpatike
Më pas, Tukiçi tregon se punoi në RTSH, ku propozoi që të këndonte edhe Parashqevi Simaku. Kjo e fundit mori pjesë në festival dhe arriti të lërë gjurmë, duke u nderuar edhe me çmime.
David Tukiçi: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Pasi mbarova shkollën e lartë për kompozitor, më caktuan të bëj zborin në Kavajë. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio, ishte tepër e re. E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Ishte një vajzë shumë e brishtë, simpatike. Unë kompozova një këngë atje dhe e këndova në duet me Parashqevinë. Isha i pari që e aktivizova. Unë punova më vonë në RTSH dhe atje e propozova që të këndonte dhe ajo këndoi dhe mbeti në memorien e shqiptarëve. Më tej nuk e kam parë më. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur