• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Takim Kosovë-Serbi në Bruksel, palët bien dakord për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit

Takim Kosovë-Serbi në Bruksel, palët bien dakord për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit

by albnews
17 December, 2024
in Kosova
0
20
VIEWS

Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel.

Takimi u zhvillua në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet dy palëve dhe zgjati më shumë se dy orë.

Shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, e konfirmuan këtë pas takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

‘Tani mund të ecim tutje që gjatë muajit të ardhshëm të mbahet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet’, tha Bislimi.

Ndërkaq Petkoviq tha se tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur.

‘Ajo për çfarë ramë dakord është se ne kemi bërë hapin e fundit të nevojshëm për çështjen e personave të pagjetur, kështu që tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur. Kjo do t’i japë mbështetje grupit të punës të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq,’ tha Petkoviq, duke theksuar se për Serbinë, kjo çështje mbetet një ‘çështje humanitare dhe jo politike, e cila patjetër duhet të zgjidhet.’

Siç raportojnë mediat serbe, Petkoviq gjithashtu nënvizoi rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është një nga çështjet më të rëndësishme për serbët në Kosovë dhe për Beogradin.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka reaguar duke thënë se pas tre vitesh dialog, bisedimesh të vazhdueshme dhe tendencave të pajustifikueshme për zvarritje nga ana e Serbisë, sot në Bruksel është miratuar formimi i Komisionit të Përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

‘Ky hap përbën një moment të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve tona lidhur me këtë çështje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme për familjet dhe shoqërinë tonë’, thuhet në njoftim.

Komisioni i Përbashkët, i kryesuar nga Bashkimi Evropian, do të jetë trupa më e lartë që do të ketë përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe sigurimin e zbatimit efektiv dhe në plotësi të Deklaratës së Personave të Zhdukur.

Njëkohësisht, do të shërbejë si platformë, ku më në fund do të mund të adresojmë të gjitha shqetësimet tona sa i përket ngecjeve në proces dhe mosadresimit adekuat të këtyre ngecjeve apo pengesave; përfshirë këtu mungesën e bashkëpunimit të Serbisë në Grupin Punues dhe refuzimin për të hapur arkivat përkatëse.

‘Shpresojmë që ky hap të shërbejë si një moment përparimi drejt zgjidhjes përfundimtare dhe të shumë vonuar të fatit të personave të zhdukur dhe lehtësimit të dhimbjes së familjeve të tyre, të cilat për shumë kohë kanë pritur drejtësi dhe të vërtetën’, thotë Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Duhet theksuar se Deklarata për Personat e Zhdukur, ishte miratuar më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik.

Në Deklaratë, ndër të tjera, thuhet se i jepet qasja e plotë në të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe të gjitha dokumentet e tjera, përfshirë ato që kanë statusin ‘konfidenciale’ dhe që janë në posedim të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që ‘pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut.’

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë për të angazhuar më shumë përpjekje në këtë proces.

Sulmi në Ibër-Lepenc

Bislimi tha se Lajçaku e dënoi sërish sulmin e 29 nëntorit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës dhe se ka ofruar ndihmën e BE-së në hetimin e këtij rasti.

Petkoviq tha se i pari ka ngritur çështjen e ‘incidentit’ në Ibër-Lepenc, duke e akuzuar Kosovën për përhapjen e ‘akuza të rreme se Beogradi zyrtar është i përfshirë në atë sulm’.

‘E pyeta Bislimin nëse kanë ndonjë provë konkrete. Natyrisht që nuk kanë asnjë provë, sepse është e qartë që Beogradi nuk ka asnjë lidhje me këtë’, tha Petkoviq.

Serbia i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Kosovës se ajo ka gisht në këtë sulm.

Ndërkohë, Petkoviq tha se për serbët në Kosovë dhe për Beogradin është e rëndësishme çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe depërshkallëzimi.

‘Për këtë kemi folur me forcë dhe kemi insistuar edhe në takimin bilateral direkt me zotin Bislimi’, tha ai.

Previous Post

Shpaloset mozaiku kushtuar themeluesit të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani në Universitetin e Tetovës

Next Post

Si rrallëherë, Harry dhe Meghan ndajnë një foto të fëmijëve

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Albania

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

7 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
Next Post
Si rrallëherë, Harry dhe Meghan ndajnë një foto të fëmijëve

Si rrallëherë, Harry dhe Meghan ndajnë një foto të fëmijëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM