Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një deklaratë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Thaçi në fjalën e tij hyrëse tha se dëshiron që ta sqarojë edhe një herë se nuk është pjesë e garës politike e as nuk ka ndonjë ambicie as për president, as për kryeministër, as për deputet e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike dhe se nuk përbën asnjë kërcënim për jetën politike në Kosovë
“Para 4 viteve, në nëntor 2020, u ngrit akuza kundër meje, vetëm 3 muaj para se të rizgjidhesha president. Tani, unë nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike. Ritheksoj se nuk jam pengesë dhe nuk paraqes rrezik për askënd dhe as për ndonjë projekt qeverisës”, tha Thaçi.