Fati i shqipes në Maqedoni/  Zv.ministri i jashtëm flet nga Korça: Është e rëndësishme që shqiptarët…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski, foli nga Korça për çështjen e gjuhës shqipe. Teksa vlerësoi lidhjet e forta mes dy vendeve, numri dy i diplomacisë maqedonase tha se Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta miratojë vendimin për shfuqizimin e gjuhës shqipe.

“Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre.

Nuk pritet që Gjykata Kushtetuese të miratojë vendime që cenojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë shoqërore në vend. Është e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të ndihen të sigurt dhe të respektohen për të drejtat e tyre gjuhësore”- tha ai.

Zyrtari i lartë maqedonas ishte këtë të enjte në Universitetin e Korçës, ku mori pjesë në konferencën shkencore “80 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri”.

Share This Article