OSBE: Më 1999 në Reçak u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se më 15 janar 1999, u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm.

OSBE ka theksuar se sot bashkohen për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në të Kosovën gjatë kësaj periudhe.

“Më 15 janar 1999, 45 shqiptarë të Kosovës u masakruan në Reçak. Ne bashkohemi për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në tërë Kosovën gjatë kësaj periudhe. Ne shprehim thellësisht ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Share This Article