Pasi ndaluam me “sukses” lojërat e fatit dhe kanabisin, tani i erdhi radha TikTok

albnews
By
1 Min Read

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar nismën e kryeministrit Rama, i cili sot njoftoi mbylljen përfundimtare të rrjetit social TikTok.

Dervishi liston disa nga nismat që qeveria Rama i ka ndërmarrë me vite, por që në realitet vazhdojnë të jenë thuajse si më parë.

Gazetari shkruan se pasi qeveria ndaloi me ‘sukses’ disa nga nismat e saj, sot i erdhi radha të ndalojmë edhe TIKTOK.

REAGIMI

Pasi ndaluam me sukses të plotë:

  1. Lojërat e fatit
  2. Gjuetinë
  3. Kanabisin
  4. Ndërtimet pa leje
  5. Pirjen e duhanit në ambiente publike
  6. Qeset plastike
  7. Shfrytëzimin e pyjeve
  8. Shkarkimin e anijeve në det
  9. Thertoret buzë rrugëve
  10. i erdhi radha të ndalojmë edhe TIKTOK
Share This Article