Moti i keq me dëborë ka bllokuar makinat në Rrugën e Arbrit.
Shoferët që janë bllokuar në Qafë Murriz shprehen se kanë që në drekë që qëndrojnë në një vend, ndërsa mungojnë borëpastrueset dhe hedhja e kripës në rrugë.
Një tjetër shofer deklaroi se në makinë ka pasagjerë dhe se kanë mbetur në mes të rrugës, duke pasur me vete pasagjerë burra, gra e fëmijë. Ndërsa, një shofer tjetër shprehet se ndodhen të bllokuar që nga ora 13:00.
“Kripë rruga nuk ka. Unë jam me pasagjer. Nuk kam ku të shkoj me këtë situatë, makinën e mbaj ndezur që të rrijë ngrohtë. Jemi bllokuar, nuk kemi ku të shkojmë”, tha shoferi per News24.
“Ka 3 orë që rrimë këtu. Jam nisur për në Bulqizë. Ka 3 orë që rri në këtë vend në Qafë Murriz. Rruga ndodhet me borë, as borëpastruese, asgjë. Borëpastruesja ka ngelur vetë në mes të rrugës. Nuk di sa do rrimë, jam me burra, gra e fëmijë në makinë. Çfarë të bëjmë”, tha nje tjeter shofer.