VIDEO/ Momente nga brenda avionit pak para se të rrëzohej, panik te pasagjerët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momentet që përjetuan pasagjerët e avionit fatal të Azerbajxhanit, pak para se të rrëzohej në afërsi të qytetit Aktau të Kazakistanit, arriti t’i “kapte” njërin prej tyre në celularin e tij.

Videoja tashmë është shpërndarë në rrjetet sociale dhe tregon dëme që kanë ndodhur, për arsye ende të panjohura, brenda kabinës dhe maskat e oksigjenit janë lëshuar.

Një video tjetër, që po qarkullon në rrjet, thuhet se është marrë nga një prej të mbijetuarve disa sekonda pas përplasjes dhe tregon pasagjerët që përpiqen të dalin nga avioni i shkatërruar.

Ndërkohë, shumica e pasagjerëve që arritën t’i mbijetonin përplasjes ishin në pjesën e fundi pranë bishtit të avionit, njoftoi agjencia e lajmeve “24kg” e Kirgistanit.

Share This Article