Bota
“Burrë shteti dhe humanist i jashtëzakonshëm”, si reaguan liderët për vdekjen e Jimmy Carter
Politikanët në mbarë botën reaguan të tronditur pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, por edhe me mirënjohje për trashëgiminë e tij. Presidenti amerikan, Joe Biden e vlerësoi kolegun e tij demokrat si një “njeri të parimeve, besimit dhe thjeshtësisë“.
Në një deklaratë, Biden dhe gruaja e tij Jill shkruan, se “Amerika dhe bota kanë humbur një lider, burrë shteti dhe humanist të jashtëzakonshëm”. Nëse dikush po kërkon se çfarë është një jetë me kuptim dhe rëndësi – një jetë e mirë – të shikojë Jimmy Carter, vlerësuan Biden dhe bashkëshortja e tij. Presidenti amerikan njoftoi një funeral shtetëror për Carter.
Obama: Model për “dinjitet dhe drejtësi”
Ish-presidenti demokrat i SHBA-së, Barack Obama, vlerësoi Carter-in si një model për “dinjitetin dhe drejtësinë”. Jimmy Carter “na mësoi të gjithëve se çfarë do të thotë të jetosh një jetë me mirëdashësi, dinjitet, drejtësi dhe shërbim” për të tjerët, shkroi Obama në shërbimin online X. “I dërgojmë mendimet dhe lutjet tona familjes Carter dhe të gjithë atyre që e deshën dhe mësuan nga ky njeri i jashtëzakonshëm”, shkroi Obama.
Edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e nderoi ish-presidentin Carter, si president që “bëri gjithçka në fuqinë e tij për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve” gjatë një kohe sfiduese. Të gjithë i detyrohen atij një borxh të madh mirënjohjeje për këtë. Carter, ndryshe nga rregulli i pashkruar, i kritikoi vazhdimisht presidentët e mëvonshëm – përfshirë edhe republikanin Trump. Ish-presidenti republikan amerikan Xhorxh W. Bush e quajti Carterin një “njeri me bindje të thella”. Trashëgimia e tij do të frymëzojë amerikanët “për breza”.
Scholz: “Luftëtar i përkushtuar për demokracinë”
Kancelari gjerman, Olaf Scholz e përshkroi Carterin si “një luftëtar të përkushtuar për demokracinë”. Scholz shkroi në X se “bota po humb një ndërmjetës të madh që punonte për paqen në Lindjen e Mesme dhe të drejtat e njeriut. Ne mbajmë zi me miqtë tanë amerikanë”.
Kurse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi mbështetjen e Carter për Ukrainën. Gjatë mandatit të Carter-it, Ukraina nuk ishte ende e pavarur, shpjegoi Zelensky në shërbimin online X. Por “zemra e tij ishte fort në anën tonë në luftën tonë të vazhdueshme për liri”. “Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e tij të palëkundur ndaj besimit të krishterë dhe vlerave demokratike, si dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë,” vazhdoi kreu i shtetit ukrainas, duke iu referuar Carter.
Nga ana e tij, kryeministri britanik, Keir Starmer kujtoi “përkushtimin gjatë gjithë jetës të Carter për paqen”. Carter “me angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për drejtësi sociale dhe të drejtat e njeriut e ripërcaktoi kohën pas presidencës së tij”, shkroi Starmer.
Mendimet e popullit francez janë gjithashtu me amerikanët, deklaroi presidenti francez Emanuel Macron. “Jimmy Carter luftoi gjatë gjithë jetës së tij për të drejtat e më të dobtve dhe pa u lodhur për paqen. Franca i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe popullit amerikan.”
Siç njoftoi fondacioni i tij, ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter vdiq të dielën në shtetin amerikan të Xhorxhias i rrethuar nga familja e tij. Demokrati Carter ishte president i SHBA nga viti 1977 deri në 1981. Pas mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai u vlerësua në botë si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare në zona të tilla si Lindja e Mesme, Koreja e Veriut dhe Ruanda. Në vitin 2002 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Jimmy Carter jetoi 100 vjet.
Bota
‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi
Presidenti i Venezuelës shpall emergjencë kombëtare
Presidenti i Venezuelës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe i ka denoncuar sulmet si një përpjekje nga SHBA-të për të marrë naftën dhe mineralet e vendit të tij.
Në deklaratë thuhet se sulmet në Karakas synojnë të “kapin burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj” dhe “të thyejnë me forcë pavarësinë politike të vendit”.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka “nënshkruar dhe urdhëruar zbatimin e Dekretit që shpall gjendjen e trazirave të jashtme në të gjithë territorin kombëtar”.
Ai gjithashtu ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.
Ata u kanë kërkuar “të gjitha forcave shoqërore dhe politike në vend që të aktivizojnë planet e mobilizimit dhe të dënojnë këtë sulm imperialist”.
Ku është Karasi
Karakasi, i njohur zyrtarisht si Santiago de León de Caracas, është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Venezuelës.
Qyteti ndodhet brenda vargmalit Cardillera de la Costa në pjesën veriore të Venezuelës, pranë Detit të Karaibeve.
Bota
Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)
Sipas raportimeve, një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.
Bota
Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së
Sapo doli një deklaratë zyrtare nga qeveria e Venezuelës.
Në të shkruhet: “Venezuela hedh poshtë, përbuz dhe denoncon para bashkësisë ndërkombëtare agresionin ushtarak jashtëzakonisht serioz të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Venezuelës.”
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK5 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania7 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK7 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports5 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
