Gjykata e Kasacionit i hap rrugë transportimit të emigrantëve në Gjadër: Qeveria cakton vendet e sigurta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Itali- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ashtu siç e dha fjalën, ka vendosur ta mbajë sa i takon funksionimit të qendrave të strehimit të emigrantëve të paligjshëm në Gjadër të Shqipërisë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Të paktën këtë pritet të sjellë Gjykata e Kasacionit në Itali me vendimin e saj të fundit ku thekson se është në tagrin e qeverisë italiane të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantët. Ky është një konfirmim i vendimit të marrë më 19 dhjetor 2024, i cili sqaroi rolin e gjyqtarit të zakonshëm në lidhje me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës, duke nënvizuar kufirin e kompetencave të tij.

Pritet që mbërritja e emigrantëve në Gjadër të rinisë nga janari i vitit 2025, duke marrë parasysh se 3 përpjekjet e mëparshme rezultuan një dështim. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama pati deklaruar se çdo gjë që ndodh në atë zonë ku janë ndërtuae këto qendra, i takon Italisë ta vendosë. Versus.al

Share This Article