• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, August 22, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Mesazhi i Kurtit për fundvit: Të vazhdojmë përpara me më shumë forcë e vendosmëri

Mesazhi i Kurtit për fundvit: Të vazhdojmë përpara me më shumë forcë e vendosmëri

by albnews
31 December, 2024
in Kosova
0
19
VIEWS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij të fundvitit ka numëruar sfidat dhe sukseset që kanë përcjellur vendin tonë gjatë vitit 2024.

Kurti, në adresimin e tij, ka thënë se tani po përmbyllim edhe një vit tjetër, është vit të cilin e kemi filluar mbarë.

“Që nga 1 janari i këtij viti, kemi nisur ta shijojmë lirinë që e meritojmë – liberalizimin e vizave. Afërsia që kemi me vendet e Evropës Perëndimore ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë konkrete dhe funksionale. Ne si qeveri, po punojmë që kjo afërsi të përkthehet edhe në të drejta të tjera të prekshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se distanca jonë nuk është shkurtuar vetëm me Evropën, por edhe me botën.
“Pasaporta jonë është më e fuqishme se kurrë më parë. Heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia – janë arritje të mëdha. Ky është një moment i ri për shtetin tonë. Ne renditemi më lart se kurrë më parë në indeksin ndërkombëtar të pasaportave, dhe sipas Indeksit Henley, sivjet jemi ndër 10 pasaportat që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Tutje Kurti ka thënë se “Kosova po ashtu mori vlerësim kreditor për herë të parë nga agjencia e njohur amerikane Fitch Ratings, që cilëson si stabile perspektivën financiare të vendit dhe shërben si vulë e fuqishme për investitorët e huaj”.

“Kjo tregon se ndryshimi në vend pasqyrohet gjithashtu edhe në përshtypjen ndërkombëtare. Jemi një shtet më i fortë jashtë, sepse jemi më të fortë brenda. Ky ka qenë një vit i respektimit të ligjit dhe forcimit të qeverisjes”.

Kryeministri ka thënë se “këtë vit, ka filluar regjistrimi dhe pagesa e energjisë elektrike në katër komunat në veri, për herë të parë pas më shumë se dy dekadash”.

“Gjithashtu, ka përfunduar me sukses procesi i konvertimit të patentë-shoferëve nga të paligjshme në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Janë regjistruar mbi 6,300 konvertime, shumica prej tyre nga qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Kjo është dëshmi se integrimi kërkon gatishmëri, qëndrueshmëri dhe përkushtim – dhe jo dorëzim që nga fillimi. Dhe, qeveria jonë ka pasur shuma dhe numër rekord të projekteve zhvillimore, programeve sociale dhe masave mbështetëse për komunitetet jo shumicë, pa dallim”.

Kurti gjithashtu ka thënë se “shumë prej strukturave ilegale tashmë janë mbyllur, sepse janë të jashtëligjshme. Sheshet në veri nuk janë më vende frike, ku banorët vrojtohen e shantazhohen për çdo lëvizje të tyre, por janë bërë hapësira që bashkohen me gjithë Kosovën – një sferë publike dinamike e një vendi në zhvillim të vrullshëm”.

“Kjo qeveri vazhdon të jetë për të gjithë. Gjerësia e një shteti shihet më së miri në raport me ata që varen më së shumti nga shërbimet e tij. Pensionet janë rritur me 20%. Paga minimale është rritur pas 13 vitesh. Ndihmat për fëmijë janë shtuar dhe po vazhdojnë. Shërbimet e shëndetësisë publike janë zgjeruar, shumë prej tyre për herë të parë, duke ofruar një kujdes të denjë për të gjithë. E duke nisur nga 1 shkurti i vitit 2025, çmimet e mbi 2,900 barnave do të jenë deri në dhjetë herë më të ulëta”.

Ai gjithashtu se qeveria që ai drejton i përkrah edhe ata që kontribuojnë që ta ndërtojmë vendin në të gjitha aspektet e mundshme. “Ata që janë plot ide dhe inovacion, e që po sjellin krijimin e kompanive të reja dhe vendeve të reja të punës, dhe që, si rezultat, janë shtyllë e zhvillimit të vendit”.

Kurti ka përmendur edhe sulmin terrorist në veri.

“Edhe këtë vit kemi përjetuar një sulm ndaj shtetit tonë. E edhe këtë vit kemi treguar bashkërendim të brendshëm që na ka mundësuar t’i tejkalojmë sulmet. Këto sulme na kujtojnë dy të vërteta: se ka individë dhe grupe me qëllime keqdashëse ndaj nesh, porse vendosmëria jonë gjithmonë e tejkalon dashakeqësinë e grupeve kriminale dhe shteteve që i përkrahin ato. Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë, e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë, e cila është në një trajektore të fuqizimit”.

Ai tha se sukseset erdhën me sfida.

“Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit. Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë”.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se “gjithashtu, po e forcojmë sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike: me inaugurimin e bursës ALPEX, ankandet për energji diellore dhe të erës, që i kemi bërë sivjet për herë të parë, dhe me projektin Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, investim ky 236.7 milionë dollarë”.

“E mbyllim këtë vit me përkushtimin që sfidat e sivjetme t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara me edhe më shumë forcë e vendosmëri. E ashtu siç filluam mbarë vjet, hyjmë mbarë, së bashku, në këtë ndërrim motmotesh.

Gëzuar Viti i Ri 2025, të gjithë juve të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, familjeve dhe më të dashurve tuaj!”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Previous Post

Presidentja në veri, Osmani takon policët: Ju sakrifikoni për të mbrojtur qytetarët

Next Post

Urimi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Në vitin 2025 të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit

albnews

albnews

Related Posts

U ndaluan nën dyshimin për krime lufte, lirohen dy shtetasit e Kosovës në Serbi
Kosova

U ndaluan nën dyshimin për krime lufte, lirohen dy shtetasit e Kosovës në Serbi

21 August, 2025
Ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
Albania

Ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

21 August, 2025
VV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën
Kosova

VV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën

20 August, 2025
Next Post
Urimi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Në vitin 2025 të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit

Urimi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Në vitin 2025 të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

21 August, 2025
Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

21 August, 2025
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5774 shares
    Share 2310 Tweet 1444
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2947 shares
    Share 1179 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2852 shares
    Share 1141 Tweet 713
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM