SHBA rifilloi dje operacionet e saj të përbashkëta ushtarake me Irakun, të ndërprera pas vdekjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i vrarë në fillim të janarit gjatë një sulm amerikan në Bagdad, njoftoi Neë York Times.
Dy zyrtarë ushtarakë amerikanë, të cituar nga e përditshmja e Nju Jorkut në kushte anonimiteti, pohojnë se Pentagoni dëshironte të rifillonte sa më shpejt të ishte e mundur, krahas ushtrisë irakiane, luftën kundër grupit xhihadist të Shteti Islamik (IS), në mënyrë që ky i fundit të mos përfitonte nga situata.
Pentagoni refuzoi të komentonte mbi këtë informacion.
Me iniciativën e Uashingtonit, operacionet e përbashkëta midis dy vendeve u ndërprenë më 5 janar, dy ditë pas sulmit pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.
Në po të njëjtën ditë, Parlamenti irakian i kërkoi qeverisë dëbimin e trupave amerikane nga vendi./