Musk ‘sulmon’ Trudeau: Vajzë, nuk je më guvernator i Kanadasë, nuk ka rëndësi çfarë thua

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miliarderi Elon Musk ka hapur një front ‘beteje’ edhe me Kanadanë, pasi iu përgjigj deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën e promovuar nga Donald Trump, për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, në deklaratën e qartë të Justin Trudeau, se Kanadaja nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së, Elon Musk përdori argumenta duke dashur të denigrojë vetë kryeministrin kanadez.

“Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua,” i është përgjigjur Musk në postimin e tij në ‘X’ Trudeaut, duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa ky i fundit njoftoi dorëheqjen nga kryeministria, shkruan A2 CNN.

Justin Trudeau theksoi ndër të tjera se “nuk ka as më të voglën mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë i njëri-tjetrit”.

Përgjigja e Elon Musk vjen pas sfidave të shumta të Donald Trump, i cili menjëherë pasi shpalli dorëheqjen Trudeau, përsëriti komentin se Kanadaja u bë shteti i 51-të, ndërsa më pas publikoi hartat ku kufijtë e dy vendeve janë zhdukur. 

Share This Article