Rita Ora u ndërton shtëpinë familjes së prekur nga tërmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton Londër, Rita Ora u shpreh menjëherëe gatshme të ndihmonte atdhetarët e saj, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Rita vendosi të ndërtojë shtëpinë e familjes Sala dhe e mbajti fjalën.

Erion Veliaj ka publikuar sot një video ku tregon se shtëpia është përfunduar. 

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Faleminderit nga zemra Rita!”, shkruan Veliaj.

Share This Article