ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 6 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 6 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 6 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 6 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive

albnews by albnews
11 January, 2025
in Show - Biz
0
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Familja Kardashian janë evakuuar nga rezidencat e tyre në Hidden Hills dhe Calabasas për shkak të zjarreve të mëdha në Los Angeles.

Një zjarr i ri dhe shkatërrues, i quajtur Kenneth Fire, kërcënoi të përfshijë këto lagje luksoze ku familja jetojnë vetëm gjashtë milje në distancë larg njëra-tjetrës.

RelatedPosts

Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy

Sipas DailyMail, Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian, Kris Jenner, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner, së bashku me të dashurit e tyre, kanë arritur të evakuojnë zonën me sukses.

Urdhrat për evakuim të menjëhershëm u lëshuan për kufirin mes Los Angeles dhe Ventura County, ndërsa Kenneth Fire përfshiu gjithçka në rrugën e tij në West Hills të enjten. Më vonë, këto urdhra u hoqën, por situata mbeti e tensionuar.

Numri i viktimave ka arritur në shtatë, por mendohet se mund të jetë më i lartë, pasi ekipet me qen të trajnuar për të gjetur mbetje njerëzore kanë hyrë në pronat e djegura. Mes kaosit, autoritetet konfirmuan se zjarri ishte shkaktuar nga një zjarrvënës i qëllimshëm, i cili tani ndodhet në paraburgim.

Senatori Adam Schiff dha një paralajmërim të ashpër, duke thënë: “Nëse merrni urdhër evakuimi, dilni menjëherë. Ju nuk mund ta mposhtni zjarrin. Nëse qëndroni, do të vdisni”.

Zjarri Kenneth, që përfshiu 1000 hektarë, kërcënoi zonën Malibu Canyon, në veri të autostradës 101, pranë rezidencave të Kourtney Kardashian dhe Will Smith. Kim dhe Khloe jetojnë në Hidden Hills aty pranë. Aktualisht, zjarri është 35% nën kontroll.

Khloe Kardashian reagoi ashpër ndaj zjarrvënësit në Instagram, duke shkruar: “Ju jeni të sëmurë! Çfarë nuk shkon me ju? Zjarrvënës! Shpresoj të ndiqeni penalisht deri në fund”!

Ajo gjithashtu shpërndau një lutje për mbrojtje dhe paqe, ndërsa falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre heroike.

Familja Kardashian ka kontribuar për të ndihmuar zjarrfikësit që po luftojnë me zjarret, duke financuar 2,500 dollarë në ushqime për stacionet e zjarrfikësve. Restoranti i tyre i preferuar, Carousel, përgatiti qindra vakte për ta, dhe Khloe e falënderoi publikisht restorantin për këtë ndihmë.

Ndërkohë, Kim Kardashian është kritikuar për promovimin e një shitjeje të markës së saj SKIMS gjatë kohës që zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë zonën. Shkrimtarja Meredith Lynch kritikoi Kim në një video, duke thënë: “Los Angeles po digjet, dhe Kim Kardashian po na fton të blejmë SKIMS. Në vend që të ndihmojë me burime për të prekurit, ajo po promovon markën e saj”.

Zjarri Kenneth mbetet një sfidë e madhe për Los Angeles, ndërsa komuniteti përballet me pasojat e kësaj fatkeqësie shkatërruese. Familja Kardashian, edhe pse ka kontribuar për ndihma, nuk ka shpëtuar nga kritikat për disa veprime të tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result