11 janari shënoi fillimin e procedurë së regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që duan të votojnë në parlamentaret te 11 majit ne Shqiperi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi po vijon normalisht dhe se asnjë anomali nuk është vërejtur gjatë aplikimeve online.
Çdo kërkesë do të duhet të marrë aprovimin nga KQZ përpara se sa të aprovohet, por edhe në rast refuzimi, sërish ka mundësi për të riaplikuar.
Gjithsesi, për të siguruar funksionimin e votimit nga jashtë, Celibashi i bëri apel partive parlamentare për disa amendamente të Kodit Zgjedhor.
Nëse kjo teknologji po funksionon, për një tjetër nuk ka ende një vendimmarrje, votimi dhe numërimi elektronik, për të cilën KQZ po merr ende kohë për të vendosur se në cilën zonë zgjedhore do ta aplikoje.