Rusia ka goditur Kievin me një dron gjatë vizitës së Sir Keir Starmer në kryeqytetin ukrainas.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan së bashku me raportimet për një shpërthim të fortë, me mbetjet e dronit që goditën një makinë, vetëm pak minuta pasi kryeministri kishte vendosur një kurorë me Presidentin Zelensky në Murin e Memorialit në qendër të qytetit, raporton The Sun.
Kjo vjen pasi kryeministri mbërriti në stacionin e trenit të Kievit këtë mëngjes, ku nënshkroi një marrëveshje historike 100-vjeçare.
Presidenti Zelensky u zotua t’i kundërpërgjigjet Rusisë dhe paralajmëroi: “Edhe ne do t’i përshëndesim ata”.
Kryeministri britanik nga ana tjetër tha se sulmi gjatë vizitës së tij e kishte bërë luftën “reale” për të.
Duke reaguar ndaj veprimit rus, Sir Keir tha: “Në lidhje me sulmin me dron sot, është një kujtesë për të gjithë ne se me çfarë ukrainasit po përballen çdo ditë”.