Senatorët e ngarkuar për gjykimin e Trump bëjnë betimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senatorët amerikanë u betuan sot para presidentit të Gjykatës Supreme  të SHBA-së, John Roberts, në aktin e parë të procesit të shkarkimit të Donald Trump.

Të zgjedhurit e Dhomës së Lartë të Kongresit janë betuar kolektivisht për të bërë drejtësi në mënyrë të paanshme, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet para magjistratit të lartë, i ngarkuar për të drejtuar këtë proces historik.

Vetëm 99 nga 100 senatorë ishin të pranishëm.

“Një prej tyre, republikani, Jim Inhofe ndodhej në Oklahoma për të qëndruar pranë një anëtari të familjes së tij pasi vuante nga një problem shëndetësor”, theksuan shërbimet e tij në një komunikatë.

“Ai parashikon të kthehet të martën në Uashington ku do të bëjë betimin, pa shkaktuar vonesa në procedurën e shkarkimit”, shtoi i njëjti burim./ATSH/

Share This Article