Në sheshin “Albania” në Romë, shënohet 552 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me nismën e ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Itali, të premten te shtatorja e Gjergj Kastriotit, në sheshin Albania, do të mbahet një tubim përkujtimor në 552 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

“Më datë 17 janar, Ambasada e Republikës se Kosovës në Romë dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizojnë takimin në kujtim të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe.
Ftojmë të marrin pjesë komunitetin shqiptar, atë arbëresh dhe miqtë italianë, në këtë aktivitet përkujtimor kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, simbol i rezistencës shqiptare në mbrojtje të qytetërimit evropian”, thuhet në një postim të Ambasadës së Kosovës në Itali.

Heroi kombëtar vdiq në moshën 63 vjeçare në Lezhë dhe u varros në kishën e Shën’Kollit, aty ku mblodhi prijësat shqiptarë për të themeluar Lidhjen e Lezhës. Për 25 vite me radhë, udhëhoqi luftën kundër Perandorisë osmane.

Share This Article