Një shqiptar në Angli, i dënuar për trafikim njerëzish, ka arritur të bllokojë ekstradimin drejt Belgjikës për shtatë vjet dhe tani po përballet me akuza të tjera për krime. Kujdesi Dauti, i cili është dënuar në mungesë me 7 vite burg në Belgjikë për përfshirjen e tij në një rrjet kriminal, u arrestua në Londër në vitin 2018 pas një urdhri arresti nga autoritetet belgje.
Megjithatë, ai ka mundur të bllokojë procesin e ekstradimit përmes një apelimi dhe është lënë i lirë me kushte. Gjatë kësaj periudhe, Dauti është përfshirë në krime të tjera, duke pranuar akuzat për grabitje makine në vitin 2023 dhe është në pritje të dënimit.
Në lidhje me këtë rast, autoritetet belge kanë shprehur shqetësim për manipulimin e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se Dauti po luan me ligjin britanik dhe ka shtyrë drejtësinë për një periudhë të gjatë. Bashkë me Dautin, në Angli janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Alket Dauti dhe Sabah Zeka, që janë të lidhur me rrjetin kriminal të trafikimit të shqiptarëve drejt Britanisë./The Sun