Tragjedi në Turqi/ Resorti i skive përfshihet nga zjarri, 10 të vdekur dhe 32 të plagosur 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit natën e kaluar.

10 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri që fillimisht ranë në katin e katërt të një ndërtesë 11-katëshe.

Zjarri filloi rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, fillimisht në katin e restorantit të hotelit dhe më pas u përhap në ndërtesë.

Në hotel ndodheshin 234 persona të akomoduar në momentin që ra zjarri. Ekipet zjarrfikëse luftuan me flakët e zjarrit për të evakuuar turistët dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, të cilat ende nuk janë bërë me dije.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gelikaya është shprehur se autoritetet janë duke punuar me përkushtim për të ndihmuar të lënduarit dhe për të bërë të mundur dërgimin e ndihmës së nevojshme.Ndërkohë, hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar.

Share This Article