Dhjetë ditë para mbërritjes së misionit të UNESCO-s në vend, sot u formua një Komitet Ndër-Shtetëror në Ohër, midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Të dy vendet do të administrojnë së bashku të gjitha aktivitetet në lidhje me rekomandimet e UNESCO-s.
Të gjitha vendimet në lidhje me sasinë e peshqve, trashëgiminë natyrore dhe kulturore do të merren me konsensus. Autoritetet tona pretendojnë se shumica e 19 rekomandimeve janë përmbushur, ose janë në proces të përmbushjes, megjithëse përshtypja fillestare në opinion është se nuk është kështu.
Por, në anën tjetër të kufirit, në Shqipëri, prishja e objekteve ilegale tashmë është zbatuar plotësisht.
Ohri ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s, që nga viti 1980, ndërsa pjesa shqiptare e liqenit u shpall zonë e mbrojtur vitin e kaluar. Deri në korrik të këtij viti, ose deri në takimin tjetër të UNESCO-s, në Kinë, të dyja vendet kanë detyrim të heqin të gjitha vërejtjet, nëse dëshirojnë të mos jenë në listën e zezë, të zonave të rrezikuara, që janë të mbrojtura.