Donald Trump e ka ftuar Benjamin Netanyahun të jetë lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë.
Ftesa u bë në një letër nga presidenti amerikan, i cili ftoi kryeministrin izraelit të vinte në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt për të “diskutuar se si mund të sjellim paqe në Izrael dhe fqinjët e tij dhe përpjekjet për t’iu kundërvënë kundërshtarëve tanë të përbashkët”, shkruajnë mediat e huaja.
“Do të jetë nderi im t’ju pres si udhëheqësin e parë të huaj gjatë mandatit tim të dytë”, thuhej në letër.
Trump ka thënë se “nuk ka besim” se armëpushimi në Gaza do të respektohet.
Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli dhe Hamasi duhet të fillojnë së shpejti negociatat për një paqe afatgjatë, për të cilën shumë kanë frikë se do të dështojë dhe do të çojë në një rikthim në gjakderdhje pas më shumë se 15 muajsh luftimesh.