Chesterfield fitoi 3-0 kundër Bromley për raundin e 29-të në Ligën e Dytë të Anglisë. Protagonist në këtë duel u bë Armando Dobra, sulmuesi i Kombëtares U-21.
Ka qenë minuta e 36-të kur Dobra ka marrë një pasim të bukur, ka kontrolluar topin duke e pozicionuar në kënd goditës dhe me një veprim mashtrues ka nxjerrë jashtë loje mbrojtësin, teksa goditja e tij u ndal në rrjetë.
Gol që u cilësua si “alla Del Piero” për vetë mënyrën e ekzekutimit. Dhjetë gola ka shënuar këtë sezon 23-vjeçari Dobra që është në pritje të një ftesë nga Sylvinho për në ekipin e parë.