“Plotësisht i pafajshëm”/ Zbardhet deklarata e Naim Murselit në gjykatë, por bashkëpunëtori e nxjerr zbuluar! Pranon se i shiti armën me të cilën u vra Liridona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Naim Murseli, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në seancën e sotme gjyqësore.

Edhe të pandehurit e tjerë, janë deklaruar të pafajshëm ose kanë zgjedhur të mos deklarohen, përveç Tomë Dodajt, që pranoi fajësinë. Ai ngarkohet me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Tomë Dodaj i kishte shitur për 280 euro Naim Murselit armën me të cilën Granit Plava ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Liridona Ademaj u vra në 29 nëntor 2023. Ngjarja, e raportuar fillimisht si grabitje ngjalli shumë dyshime dhe reagime të mëdha nga ana e publikut. Dy ditë më vonë autoritetet arrestuan dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Prokuroria akuzoi Murselin për veprën penale “vrasje në bashkëkryerje”, Granit Plavën për veprën “vrasje” dhe Kushtrim Kokallën për veprën “marrëveshja për të kryer vrasjen”.

Identiteti i të akuzuarit të katërt, Tomë Dodajt, u bë publik më vonë.

Share This Article