Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Jabllanicë, të komunës së Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti të pabanuar, tre fëmijë humbën jetën.
Viktimat janë një 13 vjeçar dhe dy të tjerë nga 16 vjeç nga familjet Ramaj, Mehmetaj dhe Morina, familje këto, që bashkë me fshatin janë në ditë zie.
Sipas informatave njëri nga viktimat ka qen fëmija i vetëm i familjes. Ndërkohë, objekti i rrënuar dikur ka qenë një market, e që mbas lufte ka qenë i pashfrytëzueshëm.
Sipas disa incizimeve të një kamere të shtëpisë, shihet se shtëpia është rrënuar rreth orës 16:35, kurse, tre të miturit dhe pas gjashtë orësh janë gjetur nga familjarët pa shenja jete.
Mënyra se si janë gjetur të miturit e ka shpjeguar edhe familjari i viktimave, Përparim Ademaj, i cili ka ndihmuar për t’i nxjerr nga rrënojat.
Ademaj tha se pasi që njëri nga prindërit ishte shqetësuar se djali i saj nuk po e hapte telefonin, ka dalë për ta kërkuar dhe kur në momentin që ka parë objektin e rrënuar, ka dyshuar se janë në të, derisa tregon edhe procesin e tërheqjes nga rrënojat.
Ndërkohë, banorët kanë njoftuar policinë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore. Këta të fundit konfirmuan vdekjen e viktimave. Kosovapress.